Është ulur numri i viktimave dhe i rasteve të reja nga COVID-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve kanë humbur jetën dy qytetarë, ndërsa janë regjistruar 931 raste të reja nga 3,722 testime të kryera.
Viktimat janë shënuar në Durrës të moshave 58 dhe 61 vjeç. Rastet e reja janë konstatuar; 374 në Tiranë, 50 në Shkodër, Durrës, 40 në Fier, 35 në Lushnjë, 32 në Gjirokastër, 31 në Sarandë, 28 në Vlorë, 21 në Berat, 20 në Elbasan, 19 në Mallakastër, Tepelenë, 17 në Kuçovë, 13 në Kamëz, Dimal,16 në Lezhë, 10 në Krujë, 9 në Kavajë, Patos, 8 në Kurbin, Vorë, 7 në Kukës, Divjakë, Korçë, 6 në Pogradec, Peqin, Gramsh, 5 në Vau i Dejës, Shijak, Delvinë, Devoll, Skrapar, Cërrik, 4 Malësi e Madhe, Dibër, Poliçan, 3 në Pukë, Has, Kelcyrë, Prrenjas, 2 në Fushë Arrëz, Tropojë, Mirditë, 1 në Rrogozhinë, Bulqizë, Mat, Himarë, Libohovë, Përmet, Memaliaj, Maliq, Belsh, Librazhd.
Janë 15,262 pacientë aktivë me COVID1-9 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 127 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 2094 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 244,539 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (04 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 931
Të shëruar në 24 orë 2,094
Të shtruar në spitale 127
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 3,722
Testime totale 1,686,583
Raste pozitive 263,172
Raste të shëruara 244,539
Raste Aktive 15,262
Humbje jete 3,371
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 6,389
Fier 1,677
Shkodër 1,517
Vlorë 1,156
Elbasan 956
Gjirokastër 823
Berat 787
Lezhë 642
Korçë 525
Durrës 351
Kukës 302
Dibër 128