Pas vendimit me 3 vite e 4 muaj burg, Saimir Tahirit i janë vënë prangat dhe është dërguar në Drejtorinë e Policisë.
Avokati i ish-ministrit tha se ky vendim është i padrejtë ndërsa ka theksuar që do të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë.
“Sot Tahiri siç e patë kishte mundësinë të mos vinte. Por ai insistoi. Sot do shkojë në drejtorinë e policisë dhe më pas ai do sistemohet. Për rekursin presim vendimin e arsyetuar. Do përgatisim edhe argumentet.” tha Maks Haxhia.
Ndërkohë Maks Haxhia pas dhënies së vendimit ka kërkuar edhe dy paketa cigare për klientin e tij.
“Për Saimirin kërkova dy paketa cigare” tha Maks Haxhia./ Opinion.al