Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha për rritjen e çmimit të naftës: Popullsia në varfëri të niveleve Afrikane

2022/02/04 at 12:10 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha për rritjen e çmimit të naftës: Popullsia në varfëri të niveleve Afrikane

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte në një takim me demokratët e degës nr.4 në Tiranë.

Gjatë takimit Basha ka ngritur edhe shqetësimin për rritjen e çmimit të naftës në vend.

Ai tha se niveli i çmimit të naftës në Shqipëri, është afërsisht sa në Zvicër, ku sipas tij, rroga bazë është 16 herë më e lartë se në vendin tonë.

Ndër të tjera, Basha tha se niveli i varfërisë në Shqipëri, është e përafërt me nivelet afrikane.

“Se me të vërtetë çmimi i naftës është rritur në të gjitha tregjet ndërkombëtare, po pse është më e ulët në Kosovë? Pse është më e ulët në Maqedoninë e Veriut? Pse është kaq e lartë në Shqipëri, sa është pothuajse në Zvicër ku marrin mesatarisht 16 herë më shumë të ardhura për frymë sesa në Shqipëri? T’i marrim një nga një: Kush e ka harruar taksën Rama mbi karburantet? 200 lekë plus TVSH-në, 240 lekë për litër, është vetëm taksa që ky ka vendosur mbi naftën, mbi benzinën. Dhe kur shkojmë në Parlament dhe i kërkojmë që ta heq, bën sikur ngatërrohet, bën dhe shejtanbudallain.

Thotë, taksa e karbonit, jo mor jo, s’po të thotë njeri për taksën e karbonit. 3 lekë është taksa e karbonit, kjo është 24 lekë të reja. Le të ndalemi për një moment, ka më shumë se 6 vite apo 7 vite që kur e vuri në janar të 2014-ës, në qoftë se nuk gabohem, 100 lekëshin e parë dhe në janar të 2015-ës, 100 lekëshin e dytë plus TVSH-ën, që i merr këto lekë. Si i shpenzon? Cili është roli i qeverisë kur ndodh diçka e keqe për njerëzit? Si pandemia, si tërmeti, si rritja e çmimit të naftës? Është të amortizojë efektet negative. T’i zbus, ta bëjë pak më të lehtë jetën e njerëzve. Si mund ta bëjë këtë? Del ministrja sot pa pikë turpi, thotë do rritet edhe 6 muajt e ardhshëm çmimi i naftës.

E para e punës, nuk të paguajnë aty për t’iu thënë shqiptarëve se çfarë do të ndodhi me tregjet ndërkombëtare, por të paguajnë se çfarë do të bësh ti meqë do rritet çmimi i karburantit edhe 6 muajt e ardhshëm. Çfarë do bëjë qeveria jote? Çfarë do bëjë? Çfarë do bënte një qeveri normale? Në radhë të parë do shikonte kush preket nga këto dhe si preken. Janë dy kategori që preken. Janë ata që edhe pa çmimin e naftës në këto nivele, nuk sigurojnë dot bukën e gojës. Dhe ne e dimë kush janë. Gjysma e familjeve në Shqipëri që nuk paguajnë më shumë se një vakt të ngrohtë në ditë, për veten e tyre dhe fëmijët e tyre. Pensionistët që nuk mbyllin dot 10 ditë, jo muajin po nuk patën mbështetje nga fëmijët e tyre në emigracion.

Të papunët, pagesa e ndihmës ekonomike s’mjafton as për 2 ditë, as për 3 ditë për një familje me 4 veta, jo për 30 ditë. Gjysma e popullsisë, që sot është e varfër dhe varfëri e niveleve Afrikane. Nuk ka lidhje me vendet e tjera të Evropës, nuk ka lidhje me Kosovën, nuk ka lidhje me Maqedoninë e Veriut. Me kë doni ta krahasoj? Dhe pastaj tek pjesa tjetër, pjesën e ekonomisë. Se të gjithë e dimë, s’ka nevojë të kesh mbaruar për ekonomi, që nafta është gjaku i ekonomisë, karburanti është gjaku i ekonomisë, që rritja e çmimit të karburantit është, sigurisht që i bie drejtpërdrejtë ndesh gjithë zinxhirët të shërbimit dhe prodhimeve dhe do të reflektohet në gjithçka. Në rritjen e çmimit të mallrave, në rritjen e çmimit të prodhimeve bazë”,– tha Basha.

Ju sugjerojmë

Kritikët e Kremlinit: Zvicra ka mikëpritur “kriminelë të luftës” nga Rusia
Bota

Kritikët e Kremlinit: Zvicra ka mikëpritur “kriminelë të luftës” nga Rusia

30 Korrik, 2025 8:47 pm
Lapaj tregon arsyet në ‘Opinion’ pse Dashnor Sula nuk u fut në listat e “Shqipëria Bëhet”
Aktualitet

“Do vijë dita…”/Lapaj pas vendimit të KAS: Ne si kulak, PSD-së i kalojnë të gjitha!

30 Korrik, 2025 8:30 pm
Kodi i ri Penal, avokati Jordan Daci: Nëse miratohet, jemi një hap larg burgut
Aktualitet

Kodi i ri Penal, avokati Jordan Daci: Nëse miratohet, jemi një hap larg burgut

30 Korrik, 2025 8:17 pm
Zyrtari izraelit: Izraeli “mund të aneksojë pjesë të Gazës”
Bota

Zyrtari izraelit: Izraeli “mund të aneksojë pjesë të Gazës”

30 Korrik, 2025 8:02 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike/ Rama: 31 korriku afati i fundit, penalizime për të…

30 Korrik, 2025 7:35 pm
Republika Çeke ndalon propagandën komuniste
Bota

Republika Çeke ndalon propagandën komuniste

30 Korrik, 2025 7:16 pm
OBSH: Dërgimi i vazhdueshëm i furnizimeve mjekësore në Gazë është jetik
Bota

OBSH: Dërgimi i vazhdueshëm i furnizimeve mjekësore në Gazë është jetik

30 Korrik, 2025 7:05 pm
Ushtria gjermane do të tërheqë sa më shumë vullnetarë
Bota

Ushtria gjermane do të tërheqë sa më shumë vullnetarë

30 Korrik, 2025 6:47 pm
“Afati i fundit…”/Balluku apel bizneseve, ndalet edhe te varrezat e makinave
Aktualitet

“Afati i fundit…”/Balluku apel bizneseve, ndalet edhe te varrezat e makinave

30 Korrik, 2025 6:17 pm
Çfarë tregoi stërvitja ushtarake mes Serbisë dhe Kinës?
Bota

Çfarë tregoi stërvitja ushtarake mes Serbisë dhe Kinës?

30 Korrik, 2025 5:59 pm
Para
Pa funksione drejtuese në PD, Alfred Rushaj rishfaqet në krah të Bashës

Pa funksione drejtuese në PD, Alfred Rushaj rishfaqet në krah të Bashës

“Berisha dhe LSI janë kundër vettingut politik”,Basha: I gatshëm të shkoj në SPAK

“Berisha dhe LSI janë kundër vettingut politik”,Basha: I gatshëm të shkoj në SPAK

Porositësi i dy vrasjeve, GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj Erion Alibejt

Porositësi i dy vrasjeve, GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj Erion Alibejt

TE FUNDIT

Kritikët e Kremlinit: Zvicra ka mikëpritur “kriminelë të luftës” nga Rusia

Kritikët e Kremlinit: Zvicra ka mikëpritur “kriminelë të luftës” nga Rusia
30 Korrik, 2025

Më shumë se 200 kritikë të Kremlinit, përfshirë ish të burgosur të luftës shprehën zemërim me vizitën e një delegacioni...

Lexo më shumë

“Do vijë dita…”/Lapaj pas vendimit të KAS: Ne si kulak, PSD-së i kalojnë të gjitha!

Lapaj tregon arsyet në ‘Opinion’ pse Dashnor Sula nuk u fut në listat e “Shqipëria Bëhet”
30 Korrik, 2025

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi ditën e sotme, që mandati i vetëm që fitoi Nisma Shqipëria Bëhet në zgjedhjet...

Lexo më shumë

Kodi i ri Penal, avokati Jordan Daci: Nëse miratohet, jemi një hap larg burgut

Kodi i ri Penal, avokati Jordan Daci: Nëse miratohet, jemi një hap larg burgut
30 Korrik, 2025

Kodi i ri Penal i propozuar nga Ministria e Drejtësisë po ngjall debate të forta në radhët e juristëve dhe...

Lexo më shumë

Zyrtari izraelit: Izraeli “mund të aneksojë pjesë të Gazës”

Zyrtari izraelit: Izraeli “mund të aneksojë pjesë të Gazës”
30 Korrik, 2025

Izraeli mund të kërcënojë me aneksimin e pjesëve të Gazës për të rritur presionin ndaj Hamasit – grupit palestinez të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com