Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka kujtuar kohët e saj të fillimeve të angazhimit në PS, ndërsa ka zhvilluar këtë pasdite një takim me të rinjtë e LSI.
Në një foto të ndarë në rrjetin social Facebook, Kryemadhi ndërsa kujton kohën e shkuar, e cilëson atë si një periudhë kur çonin përpara modernizimin e së majtës.
“Interesante agenda e GEN, ekipit sfidant të gjeneratës së re, që janë angazhuar në ndërtimin e platformës për ridimensionimin e LSI. Më solli në mendje shumë kujtime rinore, kur bashkë me miq e shokë çonim përpara modernizimin e të majtës shqiptare, brenda PS. Kohëra të tjera atëherë dhe një gjeneratë e re që ka vizion tjetër sot”, shkruan Kryemadhi./Opinion.al