Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur rreth akuzës që kreu i PD, Lulzim Basha ka bërë ndaj tij, i cili tha se sulmi ndaj demokratëve u bë për t’i dorëzuar partinë Ilir Metës.
Berisha tha se nuk ka përgjigje për një person që më 2 fjalë 3 i ka gënjeshtra.
“A mund t’i përgjigjesh njeriut që në 2 fjalë thotë 3 gënjeshtra. U servir ju jo 7 x 7 bëjnë 42, 1958 për 5004, nuk mund të ketë një përgjigje për një njeri që rri i rrethuar si në bunker”,-tha Berisha./Opinion.al