Dega e Partisë Demokratike në Vorë ka gati emrin që i është propozuar Kryesisë qendrore për kandidat për kryetar të Bashkisë.
Mbrëmjen e sotme, Dega e PD Vorë ka propozuar Ymer Markun si kandidat për kryebashkiak në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Pas Durrësit, Shkodrës, Rrogozhinës e Lushnjës edhe propozimi i degës Vorës është dërguar për miratim Kryesisë qendrore. Kandidatët e propozuar nga baza do i nënshtrohen më pas shqyrtimit dhe miratimit nga Kryesia e PDSH, që pritet të mblidhet nesër.
Kandidatët e PD
Për Bashkinë Durrës PD garon me Luan Hoti
Për Bashkinë e Rrogozhinës PD garon me Ferdinand Saraçin
Për Bashkinë Shkodër PD garon me Xhemal Bushatin
Për Bashkinë Lushnje PD garon me Indri Sefa
Për Bashkinë Vorë PD garon me Ymer Markun.