Pas deklaratave të liderit të PD, Lulzim Basha se ish-kryeministri Berisha sulmoi demokratët më 8 Janar për t’ia dhënë partinë, Ilr Metës ka reaguar LSI.
Në një postim në rrjetet sociale Lëvizja Socialiste për Integrim shkruan se Lulzim Basha nuk do të ekzistonte pa LSI .
“Qylaxhiu Brava, që as nuk do të ekzistonte pa LSI. Brava s’do të ishte bërë kurrë Ministër në vitin 2005 nëse LSI nuk do t’i hiqte 18 mandate Fatos Nanos. Brava s’do të bëhej kurrë Ministër i Brendshëm në vitin 2009 pa votat e deputetëve të LSI në parlament . Brava s’do ta kishte parë kurrë as në ëndërr derën e Bashkisë së Tiranës pa 23 mijë votat e LSI dhe pa 1500 votat e Hysni Milloshit, që u regjistrua në zgjedhje nga këshilltarja bashkiake e LSI. Brava s’do të ishte bërë kurrë as në ëndërr kryetar i PD në qoftë se nuk do të ishte kryetar bashkie. Bravën do ta kishin përzënë si qen dhe PD do të shkatërrohej, do copëtohej në momentin e Reformës në Drejtësi në qoftë se s’do të ishte Ilir Meta kryetar i LSI dhe i Parlamentit që e shpëtoi duke e futur Bravën në proces dhe duke iu imponuar edhe ndërkombëtarëve për ta pranuar. Brava do të ishte asgjësuar politikisht me kohë po të mos kishte qënë Ilir Meta kryetar i LSI, që nuk pranoi kurrë zgjedhje pa PD. LSI duke i besuar Bravës së telekomanduar nga Rama dogji mandatet dhe nuk mori pjesë as në zgjedhjet lokale. Por çdo gjë mund të pritet nga ky mashtrues i shitur të cilin nuk e voton as gruaja e tij që ka 18 vjet që nuk ka shtetësi shqiptare. Brava, qyli mbaroi e bashkë me të erdhi edhe fundi yt se ti pa qyl nuk jeton dot asnjë minutë. Kaq për sot” shkruan LSI.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 25 prillit, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi ishin aleatë, por pas zgjedhjeve ndryshoi qëndrimi i tyre.
Sakaq, ditët e fundit lideri i PD-së bashkimin e grupit të Berishës me LSI-në e ka cilësuar “koalicion non grata”./Opinion.al