Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në aksin rrugor Fier-Levan. 23-vjeçari A. M. duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar një shtetas, që dyshohet se ishte endacak i shtrirë në rrugë, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë. Policia bën me dije se po punohet për identifikimin e viktimës.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 23 vjeç, pasi gjatë mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar një shtetas i cili dyshohet se ishte endacak i shtrirë në rrugë.
Shtetasi i aksidentuar ka ndërruar jetë në spitalin rajonal Fier.Po punohet për identifikimin e viktimës”, njofton policia.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme. /Opinion.al