Këtë të martë koalicioni i lëvizjes së ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim zbuloi logon me të cilën do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit si dhe detajet e marrëveshjes së firmosur.
Por, sikurse duket në fotot e mëposhtme logoja dhe emri i koalicionit është i ngjashëm me atë të përdorur nga Silvio Berlusconi në zgjedhjet e vitit 2001 në Itali.
“La casa delle liberta” ishte emri i koalicionit i drejtuar nga Berlusconi që rezultoi fitues në vitin 2001 në Itali ndërsa logoja është kjo që shihni më poshtë.
Identike në formë e përmbajtje, e vetmja gjë që ndryshon është flamuri që në rastin e koalicionit të Berishës dhe Kryemadhit është vendosur ai shqiptar.
Mbrëmjen e djeshme i pyetur në emisionin “Opinion”, Çlirim Gjata anëtar i Komisionit të Rithemelimit për këtë ngjashmëri u përgjigj se gjithmonë diçka do t’i ngjajë diçkaje tjetër.
Po ashtu ditën e sotme u zbardh edhe marrëveshja e firmosur mes LSI dhe grupit të ish-kryeministrit Berisha.
Në dokument thuhet: “Sot më datë 31.1.2022, ne partitë politike të mëposhtme:
Ne po bashkohemi, si parti dhe si qytetarë, për t’i sjellë ndryshimin Shqipërisë.
Të gjithë e dimë që duhet ndryshim. Shqiptarët janë të fortë. Shqipëria është e fortë. Ka vetëm një njeri përgjegjës për dështimin e Shqipërisë në 8 vitet e fundit dhe ky është Edi Rama. Ne po ndajmë të njëjtat vlera e parime.
Po ashtu bëhet me dije se drejtuese e koalicionit është Partia Demokratike e përfaqësuar nga Komisioni i Rithemelimit./Opinion.al