Shkurti ka nisur me reshje shiu dhe dëbore në disa vende, të cilat kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore.
Reshje të dendura dëbore janë regjistruar në Dibër dhe Bulqizë. Reshjet kanë nisur në orët e para të mëngjesit dhe trashësia në qytetin e Peshkopisë ka arritur në 10 cm, ndërsa në zonat e thella arrin deri në 30 cm. Ndërkohë, mësohet se rrugët nacionale janë të kalueshme me zinxhirë.
Rruga e Arbrit nga Peshkopia deri në Klos kalimi bëhet me zinxhirë, ndërsa baypassi në Qafën e Murrizit është i bllokuar, ndërsa kompania ndërtuese e rrugës po punon me 4 mjete borëpastruese për hapjen e saj.
Aksi Peshkopi – Kala e Dodës – Kukës kalimi bëhet me zinxhirë
Aksi Peshkopi – Draj Reç – Kukës kalimi bëhet me zinxhirë
Aksi Dibër – Librazhd kalimi bëhet vetëm me zinxhirë.
Gjatë natës nuk ka pasur mungesë të energjisë elektrike në asnjë nga zonat e thella.