Duke iu referuar nismës së qeverisë të Këshillimit Kombëtar, Presidenti Ilir Meta ka rikthyer vëmendjen tek protestat e banorëve të “5 majit”, të cilët janë kundër projektit që prek banesat etyre.
Teksa poston një video të nënë Lizës në rrjetet sociale, e moshuara që proteston për mbrojtjen e banesës së saj, Meta ironison duke shkruar; “Shumë mirë, që konsultoheni virtualisht me qytetarët , por me Nënë Lizën kur do flisni?! Shqiptarët meritojnë dialog të sinqertë, humanizëm dhe zgjidhje! Dëgjoni me përulësi zërin e qytetarëve të thjeshtë, që kërkojnë çdo ditë respektimin e të drejtave dhe lirive të tyre!”
Edhe pasditen e sotme qytetarët e zonës së “5 majit” protestuan kundër projektit, duke bllokuar dhe rrugën tek Medreseja në Tiranë./Opinion.al