Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona dhe ka proceduar një tjetër pasi dhunuan arbitrat pas ndeshjes Lapraka-Arena.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5, në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar pas ndeshjes Lapraka-Arena të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Kamzë, bënë identifikimin, shoqërimin dhe arrestimin e shtetasve:
– J. P., 19 vjeç dhe Xh. M., 20 vjeç, dhe proceduan penalisht shtetasin D. Gj., 17 vjeç, për veprën penale “Goditje e sportistit, trajnerit, arbitrit”.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas ndeshjes Lapraka-Arena, kanë goditur shtetasit S. Ç. dhe M. B., arbitrat e kësaj ndeshjeje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./ Opinion.al