Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gratë ukrainase dalin vullnetare për të luftuar forcat ruse

2022/01/31 at 4:19 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gratë ukrainase dalin vullnetare për të luftuar forcat ruse

Në Ukrainë, gratë vullnetare po stërviten për përdorimin e armëve luftarake dhe ndihmojnë duke prodhuar materialet e kamuflazhit ushtarak. Në rastin e pushtimit nga Rusia, ato kanë planifikuar largimin e fëmijëve në zona më të sigurta dhe rezistencën ndaj pushtuesve.

Gratë ukrainase po dalin vullnetare për t’u stërvitur me armë luftarake për të zmbrapsur një pushtim të mundshëm nga forcat ruse.

Svetlana Putilina, drejtuese e një organizate fetare për gratë myslymane në qytetin ukrainas Kharkiv, i kalon fundjavat e saj duke u stërvitur me gratë e tjera.

Zonja Putilina ka tashmë një plan se çfarë duhet të bëjë në rastin e një pushtimi. Ajo thotë se do të qëndrojë në qytet, së bashku me familjarët e moshuar, për të luftuar kundër pushtuesve.

“Fëmijët do të dërgohen në një vend ku mendojmë se do të jetë relativisht qetë. Familjarët më të moshuar do të qëndrojnë në qytet… Nëse do të jetë e mundur që qeveria të na japë armë, do t’i marrim dhe do të mbrojmë qytetin tonë. Gjatë ditëve të para do të përdorim armët e autorizuara. Do t’i përdorim nga minuta e parë për të mbrojtur qytetin tonë”, thotë ajo.

55-vjeçarja Viktoria Balesina ndjek gjithashtu seancat e stërvitjes.

Gjuha e saj e nënës është rusishtja, por që nga fillimi i tensioneve, ajo përpiqet të flasë gjuhën ukrainase.

“Qyteti duhet të mbrohet. Rusia ka një oreks të madh dhe po e merr vendin pjesë pjesë. Kjo nuk duhet të ndodhë. Prandaj po mësoj përdorimin e armëve. Duhet të bëjmë diçka; mos të na zërë paniku dhe të biem në gjunjë. Nuk e duam këtë”, thotë ajo.

Një tjetër grup grash që ka përfunduar stëvitjen ushtarake u bashkohet vullnetareve që prodhojnë rrjeta kamuflazhi që do të dërgohen në vijën e frontit.

“Detyra ime është të bëj gjithçka sa të jem gjallë, për ushtrinë dhe vendin”, thotë pensionistja 75-vjeçare Ludmila Prodan.

Rusia ka mbledhur rreth 100 mijë forca përgjatë kufirit me Ukrainën, duke shkaktuar paralajmërime gjithnjë e më të forta nga Perëndimi se Moska synon ta pushtojë këtë vend.

Rusia kërkon premtimin e NATO-s se Ukraina nuk do të lejohet ndonjëherë të anëtarësohet në këtë aleancë, se do të ndalë vendosjen e armëve të NATO-s pranë vijës kufitare ruse dhe do të tërheqë forcat nga Evropa Lindore.

NATO dhe Shtetet e Bashkuara i konsiderojnë këto kërkesa të parealizueshme./VOA

Ju sugjerojmë

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
Aktualitet

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

20 Qershor, 2025 9:01 pm
Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë
Aktualitet

Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë

20 Qershor, 2025 8:39 pm
Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare
Aktualitet

Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare

20 Qershor, 2025 8:24 pm
Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi
Life Style

Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi

20 Qershor, 2025 8:14 pm
Reuters:Irani i hapur për kufizime, jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit
Bota

Reuters:Irani i hapur për kufizime, jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit

20 Qershor, 2025 7:51 pm
Bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore
Bota

Bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore

20 Qershor, 2025 7:47 pm
A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?
Bota

A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?

20 Qershor, 2025 7:44 pm
Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane, ky realitet duhet ndryshuar
Politikë

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane, ky realitet duhet ndryshuar

20 Qershor, 2025 7:40 pm
Britania dhe Uellsi drejt legalizimit të vdekjes së asistuar për të sëmurët…
Bota

Britania dhe Uellsi drejt legalizimit të vdekjes së asistuar për të sëmurët…

20 Qershor, 2025 7:27 pm
Lufta Iran-Izrael, Erdogan: Netanjahu si Hitleri
Bota

Lufta Iran-Izrael, Erdogan: Netanjahu si Hitleri

20 Qershor, 2025 7:20 pm
Para
SPAK kërkoi 12 vite burg, ja kur do jepet vendimi për Saimir Tahirin

SPAK kërkoi 12 vite burg, ja kur do jepet vendimi për Saimir Tahirin

Rusia regjistron rekord të rasteve ditore me koronavirus

Rusia regjistron rekord të rasteve ditore me koronavirus

I vaksinuar me 3 dozat, kryeministri i Kanadasë infektohet me Covid-19

I vaksinuar me 3 dozat, kryeministri i Kanadasë infektohet me Covid-19

TE FUNDIT

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
20 Qershor, 2025

Rinumërimi i 338 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e...

Lexo më shumë

Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë

Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë
20 Qershor, 2025

Janë publikuar notat e provimit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë. Sipas Ministrisë së Arsimit, të gjithë maturantët mund të marrin...

Lexo më shumë

Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare

Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare
20 Qershor, 2025

Dy peshkatarë, babë e bir, kanë dalë pasditen e sotme në liqenin e Pogradecit për të peshkuar me varke. Për...

Lexo më shumë

Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi

Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi
20 Qershor, 2025

Themeluesi i platformës “Telegram”, Pavel Durov, është në përgatitje të testamentit të tij lidhur me pasurinë, që për atë që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com