Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka zgjedhur kandidatin për Bashkinë e Lushnjes.
Pas përfundimit të procesit të votimit dhe numërimit ka rezultuar që Elton Bano do të jetë përfaqësuesi i Komisionit të Rithemelimit në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Ai u zgjodh 671 vota.
Bano do të jetë një nga kandidatët për Bashkinë e Lushnjes, e cila aktualisht është një nga 6 bashkitë që do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale më 6 mars./Opinion.al