Komisioni i Rithemelimit këtë të dielë do të zhvillojë primaret nga të cilat, priten të dalin kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e pjessshme lokale që do të mbahen ne 6 bashkitë e vendit më 6 Mars. Anëtarët demokrate do të votojnë me votim të fshehtë në Lushnje, Shkodër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë e Dibër.
Qyteti që ka numrin më të lartë të kandidatëve është Shkodra. Në votim këtë të dielë në Shkodër do të jenë 6 emra: Alfred Koçobashi, Arben Maliqi, Astrit Bushati, Bardh Spahia, Irena Shestani Shala dhe Irma Kopliku Alushi. Në Durrës gara do të zhvillohet mes Ardian Mukës dhe Silvja Gjepalit.
Për Bashkinë e Lushnjës garojnë Arben Zaimi, Elton Bano, Eurion Iljazi dhe Indrit Qerimi. Ndërkohë tashmë në Lushnje ka nisur votimi. Procesi po zhvillohet në selinë qendrore të PD-së Dega Lushnje.
Për Bashkinë e Dibrës janë përzgjedhur tre emra; Behar Dema, Dafina Muda, dhe Premtim Kryemadhi. Ndërkohë në Vorë anëtarët e PD do të zgjedhin mes Luan Betës dhe Lulzim Vranës. Në Rrogozhinë garojnë 5 kandidatë; Eqerem Deliu, Hajrulla Tafa, Hekuran Xhani, Sokol Gosa dhe Vladimir Manushi.