Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pandemia dëmtoi më shumë arsimin

2022/01/29 at 12:41 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pandemia dëmtoi më shumë arsimin

Pandemia ka sjellë dëme më të mëdha se sa priteshin në arsim, sipas një studimi global të UNICEF. Të dhënat që përfshijnë vende që nga Afrika deri në SHBA, referojnë se në vendet me të ardhura mesatare ku përfshihet edhe vendi ynë, 70% e 10-vjeçarëve janë të paafatë për të lexuar dhe për të kuptuar një tekst të thjeshtë, nga 53% që ishte ky tregues para pandemisë në vitin 2019. Humbjet arsimore do të rezultojnë në fitime të munguara gjatë gjithë jetës të këtyre fëmijëve.

“Në Mars bëhen dy vjet ndërprerjesh të lidhura me COVID-19 në arsimin global. Humbjet në shkollimin e fëmijëve tashmë janë bërë të pakapërcyeshme .Vetëm rihapja e shkollave nuk mjafton. Nxënësit dhe studentët kanë nevojë për mbështetje intensive për të rikuperuar arsimin e humbur”, thotë Robert Jenkins, drejtor i departamentit të arsimit në UNICEF.

Sipas UNICEF, fëmijët e shkollave fillore vlerësohet të kenë mësuar nga 30 deri në 40% të matematikës që do të kishin mësuar nëse do të kishte qenë një vit normal shkollor.

Në disa shtete braziliane, rreth 3 në 4 fëmijë në klasën e 2-të nuk janë të aftë në lexim, nga 1 në 4 fëmijë para pandemisë.

Nga ana tjetër, edhe në SHBA, e cila ka një nga sistemet arsimore më të zhvilluara të botës, humbjet e të mësuarit janë vërejtur në shumë shtete.

Edhe Shqipëria zhvilloi arsimin në distancë për një vit të plotë shkollor, por ende nuk ka të dhëna kombëtare për dëmin e krijuar në aftësitë e nxënësve. Madje veç pandemisë shkollat në vendin tonë mbyllen dhe prej të ftohtit duke sjellë dëme të parekuperueshme te nxënësit.

Por ndryshe nga ne që shkollat ishin të parat që mbyllem gjatë pandemisë, vendet e zhvilluara të Europës, gjatë dy viteve të pandemisë, aplikuan masa të ashpra kufizuese në të gjithë fushat e veprimtarisë, përveçse në shkolla, ku nxënësve iu la mundësia të ndjekjes së mësimit në klasë.

Shkollat në Francë, Gjermani etj, nuk u mbyllën asnjë ditë, ndryshe nga bizneset dhe veprimtaritë e tjera, të cilat qëndruan për rreth një vit e gjysmë të mbyllura.

Ajo që po shihet qartë në Shqipëri është tendenca, pikërisht në vitet e pandemisë, e shkurtimit të fondeve për arsimin. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2020, fondet për arsimin ishin sa 10.2% të shpenzimeve të përgjithshme buxhetore, në krahasim me 11.4% në 2019. Totali i buxhetit për arsimin arrin këtë vit në 43.7 miliardë lekë, ose 7.2% e totalit të shpenzimeve buxhetore./ Klan News

Etiketa: arsimicovid-19

Ju sugjerojmë

Vuçiç niset drejt Moskës
Rajoni

Vuçiç njofton largimin: Nuk do rikandidoj për postin e presidentit!

13 Gusht, 2025 6:56 pm
Biseda me Trump, Ukraina dhe BE kërkojnë që Rusisë t’i bëhet presion për paqe
Bota

Biseda me Trump, Ukraina dhe BE kërkojnë që Rusisë t’i bëhet presion për paqe

13 Gusht, 2025 6:30 pm
Përparimi i papritur rus pranë Pokrovskut ndez alarmin në Ukrainë
Bota

Përparimi i papritur rus pranë Pokrovskut ndez alarmin në Ukrainë

13 Gusht, 2025 6:12 pm
Gramsh/ Frikë për përhapjen e sëmundjeve, nis groposja e kafshëve të djegura
Aktualitet

Gramsh/ Frikë për përhapjen e sëmundjeve, nis groposja e kafshëve të djegura

13 Gusht, 2025 5:58 pm
Sulmet izraelite vrasin 123 persona në Gazë në 24 orët e fundit
Bota

Sulmet izraelite vrasin 123 persona në Gazë në 24 orët e fundit

13 Gusht, 2025 5:26 pm
Kancelari austriak: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka alternativë
Rajoni

Kancelari austriak: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka alternativë

13 Gusht, 2025 5:08 pm
“The Mirror” për Rivierën Shqiptare: Maldivet e Europës
Aktualitet

“The Mirror” për Rivierën Shqiptare: Maldivet e Europës

13 Gusht, 2025 4:48 pm
Zonat në zjarre,ngrihet mekanizmi i emergjencës/Mobilizohen strukturat shëndetësore
Aktualitet

Zonat në zjarre,ngrihet mekanizmi i emergjencës/Mobilizohen strukturat shëndetësore

13 Gusht, 2025 4:39 pm
Rama: Inspektorët të mbajnë përgjegjësi penale, nuk mund të luajnë me dy porta
Aktualitet

Zjarrvënia/14 autorë 24 orët e fundit. Rama: 10 në pranga e 4 në procedim

13 Gusht, 2025 4:02 pm
Zjarret në Delvinë, nënkryetari i Bashkisë përfundon në spital
Aktualitet

Zjarret në Delvinë, nënkryetari i Bashkisë përfundon në spital

13 Gusht, 2025 3:41 pm
Para
Austria drejt lehtësimit të kufizimeve kundër pandemisë

Austria drejt lehtësimit të kufizimeve kundër pandemisë

Drejtonte makinën me vlerë 200 mijë euro, sekuestrohet “Lamborghini” në Elbasan

Drejtonte makinën me vlerë 200 mijë euro, sekuestrohet “Lamborghini” në Elbasan

Basha: Rama, Berisha dhe Meta janë bërë bashkë për të shkatërruar PD

Basha: Rama, Berisha dhe Meta janë bërë bashkë për të shkatërruar PD

TE FUNDIT

Vuçiç njofton largimin: Nuk do rikandidoj për postin e presidentit!

Vuçiç niset drejt Moskës
13 Gusht, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka përjashtuar mundësinë e një kandidimi tjetër për postin e presidentit, duke deklaruar se nuk...

Lexo më shumë

Biseda me Trump, Ukraina dhe BE kërkojnë që Rusisë t’i bëhet presion për paqe

Biseda me Trump, Ukraina dhe BE kërkojnë që Rusisë t’i bëhet presion për paqe
13 Gusht, 2025

Disa udhëheqës evropianë dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i bënë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump, që të mbrojë interesat fundamentale...

Lexo më shumë

Përparimi i papritur rus pranë Pokrovskut ndez alarmin në Ukrainë

Përparimi i papritur rus pranë Pokrovskut ndez alarmin në Ukrainë
13 Gusht, 2025

Ky është një nga përparimet më të mëdha të Rusisë në fushëbetejë prej muajsh. Dhe, ky përparim rus po ndodh...

Lexo më shumë

Gramsh/ Frikë për përhapjen e sëmundjeve, nis groposja e kafshëve të djegura

Gramsh/ Frikë për përhapjen e sëmundjeve, nis groposja e kafshëve të djegura
13 Gusht, 2025

Situata në njësinë Skënderbegas të Gramshit vijon të jetë e rënduar si pasojë e zjarrit. Ndërkohë në terren kanë zbritur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com