Mbrëmjen e sotme PS mblodhi kryesinë e partisë për të zgjedhur kandidatët për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki në datën 6 mars.
Kandidate e PS për bashkinë e Durrësit do të jetë Emirjona Sako, ndërsa për Dibrën do të jetë biznesmeni Rahim Spahiu, duke mos vazhduar me kryetarin e komanduar Shkëlqim Murjan. Kandidati për bashkinë e Rrogozhinës do të jetë Edison Memolla, ndërsa kandidat pë bashkinë e Vorës do të jetë Blerim Shera.
Pa kandidaturë ka mbetur vetëm Lushnja, bashki për të cilën do të vendoset në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë, ndërsa për Bashkinë Shkodër, PS do të kandidojë prefekten Majlinda Angoni.