Ka rezultuar fals alarm për një bombë në qendër të qytetit të Elbasanit. Ka qenë një paisje elektronike ajo që ka alarmuar banorët e kësaj zone në Elbasan.
Mësohet se forcat xheniere kanë kryer një shpërthim të kontrolluar, ku kanë arritur të zbulojnë se në koshin e mbeturinave ishte një pajisje elektronike e cila pulsonte dhe lëshonte sinjal vazhdimisht.
Pas alarmit të lëshuar, Policia e Elbasanit evakuoi dhe rrethoi menjëherë zonën. Bëhet e ditur se pakoja e dyshimtë ishte futur në një qese të zezë./Opinion.al