Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve ka regjistruar 27 viktima nga COVID-19, si dhe 1,861 të infektuar nga 5,446 testime të kryera.
Numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur betejën me COVID-19 na shtetin fqinj ka arritur në 8,312 persona.
Institutit i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar edhe për 7,273 persona të shëruar, që paraqet shifër rekord të të shëruarve. Numri i rasteve aktive me të dhënat e reja është 16,442 persona.
Ndërkohë, qeveria në Maqedoninë e Veriut ka miratuar propozimin e Shtabit të Krizës që periudha e izolimit nga varianti Omicron të shkurtohet për tre ditë.
Sipas vendimit, personat e sëmurë me koronavirus nga 10 ditë izolim do të mbahen në 7 ditë ngaqë virulenca e variantit Omicron tashmë nuk përbën rrezik për jetë, sipas Komisionit për Sëmundje Infektive.
Qeveria maqedonase ka miratuar edhe propozimi i Komisionit që mësimin në arsimin fillor dhe të mesëm, më 1 shkurt të nis me prani fizike, njëjtë sikur edhe në gjysmëvjetorin e parë./ Opinion.al