Blendi Teta është dënuar me 25 vite burg pasi akuzohet për vrasjen e ish-efektivit të policisë, Santiago Malko.
Malko u ekzekutua në Tiranë më 28 gusht të 2019. Teta u dënua për akuzën e vrasjes me paramendim.
Blendi Teta dyshohet se ka mbajtur nën vëzhgim viktimën, duke pasur komunikim me ekzekutorët.
Ai gjithashtu është kapur nga kamerat e sigurisë duke mbledhur bishtat e cigareve në vendngjarje për të mos implikuar veten dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tjerë në krim.
Santiago Malko u ekzekutua me breshëri plumbash teksa ishte duke lëvizur me automjetin e tij në zonën e Freskut në Tiranë.
I vetmi person i arrestuar për vrasjen e ish-policit është Teta, ndërsa dyshohet se të përfshirë në ngjarje janë: vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, Ervis Metani, Ilir Selmani, Oltian Loga, Dritan Aga, Aleksander Maxhaku, si dhe Fatmir Hyseni./Opinion.al