Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ukraina/Macron dhe Scholz paralajmërojnë Rusinë: Çmimi do të ishte mjaft i lartë

2022/01/26 at 9:26 AM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ukraina/Macron dhe Scholz paralajmërojnë Rusinë: Çmimi do të ishte mjaft i lartë

Kancelari gjerman dhe presidenti francez njëzëri paralajmërojnë Rusinë nga një sulm ndaj Ukrainës. Njëkohësisht të dy mbështeten tek dialogu – një mjet në këtë drejtim janë konsultimet në formatin e Normandisë.


Në një konferencë të përbashkët shtypi (25.01) me presidentin francez, Emmanuel Macron në selinë e kancelarit në Berlin, kancelari Olaf Scholz u shpreh për një gjendje të vështirë përgjatë kufirit ukraino-rus. Ai sërish paralajmëroi Rusinë për pasojat e një sulmi ndaj vendit fqinj. “Janë dislokuar shumë trupa atje dhe për këtë arsye është e nevojshme, që të kontribuohet me të gjitha mundësitë, që situata të mos zhvillohet më keq se sa është aktualisht”, tha Scholz. “Ndaj ne presim edhe që Rusia të ndërmarrë hapa të qarta për të kontribuuar për uljen e tensionit, dhe ne jemi të gjithë të një mendimi, se një agresion ushtarak mund të kishte pasoja të rënda.”

Macron do të bisedojë të premten me Putinin

Edhe Macron tha, se po bëhen përgatitje për një reagim të përbashkët në rast të një agresioni duke paralajmëruar se: “Çmimi do të ishte mjaft i lartë.” Gjermania dhe Franca janë të bashkuara në konflikt dhe të dy vendet bëjnë thirrje për zbutjen e situatës. Macron sërish tërhoqi vëmendjen, se dialogu me Rusinë nuk duhet të ndërpritet.

Macron deklaroi, se do të bisedojë në telefon me presidentin rus Vladimir Putin lidhur me konfliktin në Ukrainë: “Unë të premten në mëngjes do të komunikoj me presidentin Putin.” Duke iu referuar një takimi personalisht në të radhmen me kreun e Kremlinit, Macron u shpreh për një format të përbashkët me Scholz-in.

Samiti tjetër i Normandisë në Gjermani

Presidenti i Francës në sfondin e marshimit të trupave ruse theksoi rëndësinë e formatit të Normandisë. Gjermania dhe Franca në këtë kuadër konsultohen bashkë me Ukrainën dhe Rusinë. Bisedimet fillojnë të mërkurën (26.01) në Paris, sipas Macron takimi pasues do të mbahet në Gjermani.

Formati i Normandisë u iniciua më 2014 për zgjidhjen e konfliktit në lindje të Ukrainës dhe përmes tij u arrit më 2015 marrëveshja e Minskut. Së fundi situata u përshkallëzua dukshëm në konlfikt. Samiti i fundit mes Gjermanisë, Francës, Rusisë dhe Ukrainës u zhvillua më 2019 në Paris në palaltin Elysée.

Nisur nga lëvizjet masive të trupave ruse në afërsi të Ukrainës, Perëndimi druan se Kremlini mund të planifikojë ndërhyrjen në vendin fqinj. Konsiderohet megjithatë e mundshme që synimi është vetëm të ngjallet frikë, për t’i nxitur shtetet e NATO-s që të bëjnë lëshime konform kërkesave të Kremlinit për të dhënë garanci të reja për sigurinë.

Unitet gjermano-francez

Scholz sdhe Macron pavarësisht dallimeve përmbajtësore mes dy vendeve për tema të caktuara, theksuan vullnetin për bashkëpunim të ngushtë edhe në sektor të tjerë.

Të dy janë të vetëdijshëm për faktin, se duhen zhvilluar zgjidhje të përbashkëta. “Gjermania nuk është Francë dhe Franca nuk është Gjermani, por ne afrohemi jashtëzakonisht shumë”, tha Macron. Ai pranoi, se qeveritë e të dy vendeve kanë qëndrime të ndryshme lidhur me çështjen e përdorimit të energjisë atomike dhe klasifikimin e saj si energji e qëndrueshme në BE apo lidhur me eksportet e armatimeve kemi pozicione të ndryshme.

Eshtë detyrë e përbashkët në drejtim, që miqësia të zhvillohet pavarësisht disa diferencave përmbajtësore, tha Scholz. Të dy theksuan, se njihen prej shumë kohësh. „Ndaj kjo është një premisë e mirë për bashkëpunimin, që kemi marrë përsipër për të ardhmen. E do t’ia dalim”, tha kancelari.

Scholz më 10 dhjetor zhvilloi vizitën e tij të parë pas marrjes së postit në Paris. Takimi në Berlin ishte i dyti takim bilateral. Në qendër të bisedimeve pas konferencës së shtypit ishte koordinimi lidhur me presidencën aktuale franceze në BE dhe presidencën gjermane në grupin e vendeve të industrializuara G7./DW

Etiketa: francegjermanirusiukraine


Ju sugjerojmë

Rrëzohet qeveria franceze, kryeministri François Bayrou humbet votëbesimin
Bota

Rrëzohet qeveria franceze, kryeministri François Bayrou humbet votëbesimin

8 Shtator, 2025 7:09 pm
Shkodër/ Vrau dy persona, autori i vuri armën në kokë qytetarit dhe grabiti makinën
Kronikë

Atentati në Shkodër, Dëshmia e autorit: Më bënte si i fortë, doja të vrisja…

8 Shtator, 2025 6:55 pm
Gaza, pesë palestinezë humbin jetën nga kequshqyerja, mes tyre edhe fëmijë
Bota

Izraeli shpall një “zonë të re humanitare” në jug të Gazës

8 Shtator, 2025 6:49 pm
Jo më hotele për azilkërkuesit në Angli: Do të strehohen nëpër kazerma
Bota

Jo më hotele për azilkërkuesit në Angli: Do të strehohen nëpër kazerma

8 Shtator, 2025 6:18 pm
Berisha: Shqipëria u transformua në një shtet autokratik! Rama shkel parimet
Kryesore

Në prag të mbledhjes së Parlamentit, Berisha thërret në seli Kryesinë

8 Shtator, 2025 5:38 pm
Sulmi terrorist në Jeruzalem, Hamasi: Operacion heroik
Bota

Sulmi terrorist në Jeruzalem, Hamasi: Operacion heroik

8 Shtator, 2025 5:32 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Sylvinho: Luajmë për fitore, Letonia është skuadër e fortë

8 Shtator, 2025 5:06 pm
Spanja ndalon shitjen e armëve për Izraelin
Sport

Spanja ndalon shitjen e armëve për Izraelin

8 Shtator, 2025 4:26 pm
Bllokohen 15 mjete lundruese, shpëtohen 39 persona që u rrezikohej jeta
Aktualitet

Bllokohen 15 mjete lundruese, shpëtohen 39 persona që u rrezikohej jeta

8 Shtator, 2025 3:26 pm
Presidenti dekretoi mbledhjen e Parlamentit të ri, Bardhi: Çfarë niveli mediokër
Politikë

Presidenti dekretoi mbledhjen e Parlamentit të ri, Bardhi: Çfarë niveli mediokër

8 Shtator, 2025 3:23 pm
Para
Punime në rrugën e Rinasit, ARRSH: Mjetet të ndjekin rrugën e Vorës

Punime në rrugën e Rinasit, ARRSH: Mjetet të ndjekin rrugën e Vorës

Video/Kamerat kapin të riun që vë tritolin para banesës së Armand Dukës

Tritol ndaj kreut të FSHF, policia jep detaje pas arrestimit të 34-vjeçarit

Prokiç nga TI :Shqipëria ka humbur shanse për të luftuar seriozisht korrupsionin

Prokiç nga TI :Shqipëria ka humbur shanse për të luftuar seriozisht korrupsionin
















TE FUNDIT

Rrëzohet qeveria franceze, kryeministri François Bayrou humbet votëbesimin

Rrëzohet qeveria franceze, kryeministri François Bayrou humbet votëbesimin
8 Shtator, 2025

Kryeministri francez François Bayrou ka humbur votëbesimin që kërkoi në qeverinë e tij. Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar me...

Lexo më shumë

Atentati në Shkodër, Dëshmia e autorit: Më bënte si i fortë, doja të vrisja…

Shkodër/ Vrau dy persona, autori i vuri armën në kokë qytetarit dhe grabiti makinën
8 Shtator, 2025

Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilaj, autorit të dyshuar të ngjarjes kriminale, e cila u regjistrua në Shkodër, mëngjesin...

Lexo më shumë

Izraeli shpall një “zonë të re humanitare” në jug të Gazës

Gaza, pesë palestinezë humbin jetën nga kequshqyerja, mes tyre edhe fëmijë
8 Shtator, 2025

Ushtria izraelite ka shpallur një tjetër “zonë humanitare” në jug të Rripit të Gazës, në një pjesë të vogël të...

Lexo më shumë

Jo më hotele për azilkërkuesit në Angli: Do të strehohen nëpër kazerma

Jo më hotele për azilkërkuesit në Angli: Do të strehohen nëpër kazerma
8 Shtator, 2025

Qeveria britanike po shikon mundësinë që në të ardhmen, azilërkuesit të strehohen më shumë nëpër kazerma ushtarake e të largohen...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com