Presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza ndaj kryetarit të PD, Lulzim Basha, duke thënë se ai ka një marrëdhënie të keqe më të vërtetën.
Meta tha gjatë një interviste televizive se Basha është përgjegjës për vprimet e gabuara të opozitës dhe u udhëzua që të prishte marrëveshjen e 5 qershorit.
Sipas Metës Basha ka probleme me ligjin pasi për foton që ka bërë me presidentin e SHBA dhe për këtë arsye mbështet Edi Ramën.
“Lulzim Bashën, unë e kam kuptuar herët, për marrëdhënien armiqësore që ai, ka me të vërtetën. Ai ka bërë të kundërtën e asaj që i kam kërkuar dhe që është e drejta, duke nisur që nga bojkoti i zgjedhjeve, çështja e Teatrit Kombëtar si dhe prishja marrëveshja së 5 qershorit, i cili mori udhëzimin për prishjen e kësaj marrëveshje. Basha ka nje problem madhor ligjor me nje foto qe ka bere me Presidentin e SHBA dhe per te njejten arsye ai sot i mban ison “Gruas se Bilalit”.”-tha Meta./Opinion.