Policia Rrugore e Vlorës ka informuar se në “Qafën e Llogorasë”, të vendi quajtur “Çezma”, një mjet i tonazhit të rëndë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është bllokuar lëvizja e automjeteve në këtë aks rrugor.
Policia kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që të shmangin sa është e mundur lëvizjen në këtë aks rrugor, ndërkohë që informon se po punohet për zhbllokimin e rrugës dhe kthimin në normalitet të lëvizjes së mjeteve.
“Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore Vlorë kanë shtuar prezencën e tyre nëpër akset rrugore, me qëllim orientimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve rrugore, për shkak të reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta, që kanë përfshirë qarkun e Vlorës.
Në “Qafën e Llogorasë”, të vendi quajtur “Çezma”, një mjet i tonazhit të rëndë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është bllokuar lëvizja e automjeteve në këtë aks rrugor.
Policia Rrugore e Vlorës, kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që të shmangin sa është e mundur lëvizjen në këtë aks rrugor, ndërkohë që po punohet për zhbllokimin e rrugës dhe kthimin në normalitet të lëvizjes së mjeteve.
Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që për cdo emergjencë që mund të kenë gjatë udhëtimit të telefonojnë menjëherë në numrin 112 ose të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital dhe shërbimi i Policisë do jetë në kohë reale në ndihmë të tyre”-njofton policia.