Sikurse ishte njoftuar ish-kryeministri, Sali Berisha, po zhvillon “Foltoren” e radhës me demokratët në Rrëshen.
Gjatë fjalës së tij Berisha hodhi sërish akuza ndaj Ramës dhe u shpreh se kryeministri po bën tani atë që nuk e ka bërë as Ramiz Alia në vitin 2022. Berisha vijoi deklaratën e tij duke thënë se Rama mban Bashën si kryetar të PD-së dhe e rrethon atë me policë e kriminelë.
“Ramiz Alia nuk bëri atë që po bën Rama sot në vitin 2022. Bëri çmos për t’u përballur me opozitën, por nuk arriti ta marrë peng. Në ‘91 ishim opozitë e vërtetë dhe fituam në një revolucion plebishitar, paqësor. Po sot çfarë ndodh? Sot kanë marrë peng me afera korruptive një njeri të cilit e shkarkuat me 44 mijë vota në referendumin tyre. Një njeri që as në romanet e Franz Kafkës, as Oruellit nuk lexon dot ato që ndodhën në selinë e PD. Megjithatë Edvin Kristaq Rama, ky bastard i bllokmenëve hoxhistë e mban si kryetar të PD dhe e rrethon me policë e kriminelë për ta mbrojtur. Pra, ky bën lojën më makabre për lirinë e shqiptarëve. Lojën makabre me pseudopluralizmin.
Cili shqiptar që i thotë lirisë liri, është i prirur të pranojë për pluralizëm politik pluralizmin me në krye një njeri të rrethuar nga policia.
Kjo është një mynxyrë e vërtetë për kombin. Kjo ka vetëm një qëllim, të lërë këtë vend pa opozitë dhe kjo është mynxyrë. Në çdo vend qeveritë bëjnë gabime, në çdo vend kanë një shkallë korrupsioni, por është opozita që qëndron në anën e qytetarëve. Çfarë po shohim së bashku këto 3 muaj, ato që nuk kemi parë kurrë në jetën ton. Këto tre muaj ne shohim se shkojnë dhe rrafshojnë shtëpitë njerëzve që e kanë ndërtuar me forcën e ballit, me një vendim qeverie që nuk ndodh kurrë në botë. Pse për të ndërtuar pallate, bota e krimit e bashkua, “Pallat Kapllani” i “Lul Bravës”, me “Hajdut Velinë” e PS a mund të ndodhë kjo kund? Pse është mynxyrë peudopluralizmi? 800 mijë metra katrorë në portin kryesor të Durrësit. Sot jemi në të njëjtin mision që kemi qenë 30 vjet më parë”, tha Berisha.