Vendi ynë gjatë ditës së sotme do të jetë në ndikimin e të ftohtit polar duke bërë që temperaturat e ulëta dhe ngricat të jenë prezent në të gjithë vendin.
Parashikohet që reshje të pakta dëbore të ketë në zonat malore veriore dhe juglindore. Edhe gjatë natës pritet që temperaturat e ulëta dhe ngricat të jenë prezente në të gjithë vendin.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të jenë të ulëta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -10°C deri në 7°C.
Era do të fryjë e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi verior – verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë./Opinion.al