Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40, në lagjen Skënderbeg, shtetasi K. K. ,për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali “Bar-Kafe” në pronësi të shtetasit N. D.
Nga verifikimet paraprake nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit.