Policia ka proceduar penalisht katër persona të cilët nuk iu bindën urdhrit të policisë dhe mbrojtën banesat e tyre në zonën e “5 Majit”.
Mësohet se është proceduar Elson Marku për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.
Klodian Laci, 40 vjeç dhe Ledion Mziu, 30 vjeç dhe Zelije Nexhi ,38 vjeçe, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Këta shtetas, në rrugën “5 Maji” kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, duke treguar mosbindje ndaj urdhrave të tyre dhe duke i penguar në zbatimin e detyrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./ Opinion.al