Bill Gates ka paralajmëruar se pandemi shumë më të këqija se Covid-19 do të vijnë, dhe iu ka bërë thirrje qeverive të kontribuojnë me miliarda dollarë për t’u përgatitur për shpërthimin e ardhshëm global.
Filantropisti tha se teksa Omicron dhe Delta ishin disa nga variantet e Covid më transmetues, të parë ndonjëherë, botës mund t’i duhej të përballet me një patogjen që shkakton një shkallë shumë më të lartë të vdekjeve ose sëmundjeve të rënda.
Fondacioni “Bill & Melinda Gates” dhe “Wellcome Trust” i Mbretërisë së Bashkuar, po i japin 300 milionë dollarë Koalicionit për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike, i cili ndihmoi në formimin e programit Covax për të ofruar vaksina në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
“Kur flasim për shpenzimin e miliardave për të kursyer. . . triliona dëme ekonomike dhe dhjetëra miliarda jetë, është një politikë sigurimi mjaft e mirë”, tha Gates.
Ai shtoi se përgatitja për një pandemi të ardhshme mund të jetë gjithashtu e dobishme në trajtimin e problemeve ekzistuese globale shëndetësore, të tilla si krijimi i një vaksine për HIV dhe vaksina më të mira për tuberkulozin dhe malarien.
Gates tha se dy financuesit e mëdhenj të zhvillimit të vaksinave gjatë pandemisë Covid-19, CEPI dhe qeveria amerikane, ishin “të guximshëm” duke vënë paratë dhe duke krijuar një portofol më të gjerë të vaksinave të mundshme. Por ai pranoi se duhej bërë më shumë për të rritur furnizimet për të vaksinuar botën./Opinion.al