Presidenti Ilir Meta doli në një prononcim për mediat, pas përfundimit të takimit me kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Meta foli lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme lokale në bashkitë pa kryetarë, ndërsa i është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve.
Në fund, presidenti pati edhe një batutë me një nga gazetaret, e cila i kujtoi faktin që PS ka qenë partia që e ka shkarkuar.
Gazetarja: A është e habitshme kjo dashamirësi ndaj PS, një parti që ju ka shkarkuar në parlament me votë?
Meta: Shkarkime të tilla paçi të gjithë./Opinion.al