Lulzim Basha është duke zhvilluar këtë të martë një bashkëbisedim me gra dhe vajza në kuadër të procesit zgjedhor në Lidhjen Demokratike të gruas. Por në nisje të këtij takimi ai u prit me protesta nga të rinj që qëlluan me vezë makinën e tij. Pikërisht këtë situatë ai e komentoi pa kursyer edhe batutat. Ai tha se e kishin njoftuar se ishin mbledhur disa gra kundër takimit, ndërsa shtoi se ishte përgjigjur se do i ftonte ato të futen brenda, por në fakt kishte parë që protestuesit nuk ishin gra.
Ai më tej tha me batutë se nuk ka vend për xhelozi, pasi kryetari i Partisë Demokratike është i të gjithëve.
“Isha në një takim. Po flisnim për nisjen e sesionit të ri parlementar sa i takon pengesave që po na bëjnë veçanërisht për komisionet hetimore parlamentare. Sigurisht edhe për situatën e brendshme. Më thanë që ju po prisini. Më thanë ka disa gra jashtë që janë mbledhur aty kundër takimit. Iu thashë s’ka mundësi. Do i marrim t’i sjellim brenda. Por s’qenkan gra. Se po të ishin do t’i merrnim të gjitha brenda. Madje do t’u shpjegonim diçka. Nuk ka vend për xhelozi se kryetari është i të gjithëve”, tha Basha./Opinion.al