Ministrja Gjermane për Evropën dhe Klimën, Anna Luhrmann gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me zëvendës kryeministrin Ahmetaj, u shpreh se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor kanë perspektiva në BE.
Ndër të tjera Luhrmann tha se Shqipëria ka bërë hapa para.
“Për mua është me rëndësi që pas marrjes së detyrës se si ministre shteti për Europan, doja të çoja një mesazh këtu në Shqipëri. Dua të bëj të qartë se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor, perspektiva në BE, janë me rëndësi strategjike. Kjo është në interes të Shqipërisë dhe Maqedonisë, por dhe të BE dhe stabilitetit në rajon. Ne punojmë në të mirë të njerëzve në shumë sektorë. Këtë vit kur Shqipëria ulet për herë të parë në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, ne gëzohemi që mund të mbështetemi te ky vend për veprime të mëtejshme. Shqipëria ka bërë hapa para. Janë ngritur struktura për përballje me krimin dhe korrupsionin. Zyrtarë të lartë dhe grupe kriminale janë vendosur para bankës së të akuzuarit. Hapat pas do e dëmtonin qartësisht procesin e reformave. Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për Europën”-tha ministrja gjermane./Opinion.al