Në konferencën e mbajtur sot me Presidentin turk, Erdogan, Rama i pyetur nga gazetarët tha se marrëdhëniet me Turqinë nuk cënojnë marrëdhëniet me SHBA-BE. Sipas tij Shqipëria nuk bën zgjedhje andej apo këndej por është mike me Turqinë dhe aleate strategjike e SHBA-së dhe BE-së.
“Turqia është një valvul e patjetërsueshme sigurie për BE dhe unë e kam thënë në NATO, Bruksel, sepse kjo është e vërteta dhe shqiptarëve ju them se sa herë bëhen këto takime dhe ndahen me Turqinë apo BE , jo ne jemi me Shqipërinë, jemi miq të ngushte më Turqinë dhe aleat strategjik me SHBA e BE, dhe nuk jemi për të bërë zgjedhje këtej ose andej. Në fund të ditës, çdo vendimmarrje e jotja është për Shqipërinë dhe Shqiptaret, nuk është për Turqinë apo për të tjerët”, tha Rama.