Në konferencën me kryeministrin Edi Rama, Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se pret që Shqipëria të punojë më fort për të luftuar anëtarët e organizatës FETO, të cilin ai e quan organizatë terroriste.
Sipas tij kjo strukturë përbën kërcënim jo vetëm për Turqinë, por edhe vendet ku është e pranishme. Më tej Erdogan thekson se pritshmëria e Turqisë është që të ndërmerren hapa më të shpejtë dhe më konkretë kundër FETO-s në Shqipëri
“Në takimet tona nënvizuam luftën tonë kundër organizatës terroriste FETO, që tentoi në 2015 një grusht shteti që donte të rrëzonte demokracinë tonë. Është e qartë që kjo strukturë e cila i ka dyert e lyera për gjakun e të pafajshmëve përbën kërcënim jo vetëm për Turqinë, por edhe vendet ku është e pranishme. Fakti që FETO është ende në gjendje të gjejë fushë veprimi në vendin mik e vëlla, e lëndon thellë vendin tonë. Pritshmëria jonë është që të ndërmerren hapa më të shpejtë dhe më konkretë kundër FETO-s në Shqipëri”, tha Erdogan.