Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka mbajtur fjalën e tij nga Laçi ku është bërë edhe dorëzimi i çelësave të banesave për familjet që humbën shtëpitë e tyre nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Erdogan gjatë fjalës së tij tha se është i lumtur që ndodhet në Shqipëri. Ai theksoi edhe faktin se “gëzimi i Shqipërisë është gëzimi ynë dhe hidhërimi i Shqipërisë është njëkohësisht hidhërimi ynë”.
“Dua të theksoj faktin se jam shumë i lumtur që ndodhem këtu, së bashku me juve, me rastin e kësaj ceremonie kuptimplotë, dhe që jam bërë pjesë e këtyre emocioneve dhe entuziazmit tuaj. Gëzimi i Shqipërisë është gëzimi ynë dhe hidhërimi i Shqipërisë është njëkohësisht hidhërimi ynë”,-tha Presidenti Erdogan./Opinion.al