Kryeministri Edi Rama, nga Laçi, ka treguar historinë e takimit të tij të parë me Presidentin e Turqisë Erdogan, i cili në atë kohë mbante postin e kryeministrit në Turqi.
Rama tha se e kishte parë nga TV dhe kishte vënë re se Erdogan nuk qeshte kurrë. Kryeministri tregoi se në takimin e parë ai nuk qeshi, por i kishte thënë se Shqipëria dhe Kosova janë në zemrën e tij.
Gjithashtu Rama theksoi se në kohën e takimit nuk ishte ende kryeministër i Shqipërisë.
“Sot dua të tregoj një episod që nuk kam për ta harruar kurrë nga takimi me Presidentin që në atë kohë ishte kryeministër i Turqisë. Unë isha i ndrojtur sepse unë e njihja nga televizori dhe nga televizori nuk duket dhe aq i buzëqeshur. Edhe me thënë të drejtën kur u takuam më shikonte, por nuk buzëqeshte. Unë akoma nuk isha bërë kryeministër dhe më thotë: Dëgjo këtu: Shqipëria dhe Kosova janë në zemrën time. Shqiptaret janë në zemrën e popullit turk. Unë, dëshiroj që ti të jesh vëllai im, por unë do të të them vëlla, atëherë kur ti si kryeministër të meritosh respektin e popullit tënd”,-tregoi Rama./Opinion.al