Partia Demokratike ka reaguar sërish për deklaratat e ish-kryeministrit, Sali Berisha, lidhur me protestën e 8 Janarit.
PD shkruan se Berisha po mashtron hapur shqiptarët për dhunën dhe terrorin e ushtruar kundër selisë.
Më tej në reagim thuhet se ish-kryeministri Sali Berisha ishte ideatori dhe urdhëruesi i dhunës dhe terrorit.
“Vetëm një njeri në hall të madh mund të mashtrojë hapur shqiptarët për dhunën dhe terrorin e ushtruar kundër PD.
Sali Berisha ishte ideatori dhe urdhëruesi i dhunës dhe terrorit. Sali Berisha kërkonte që mbi gjakun e demokratëve të negocionte “non grata-n” e tij. Njësoj si ai, edhe ndihmësit e tij të sulmit përpiqen të mohojnë dhunën që e pa gjithë bota. Demokratët e kuptuan dhe u shkëputën përgjithmonë nga ata që e kanë përdorur dhunën si mjet politik! NE KEMI ZGJEDHUR TË ARDHMEN”, thuhet në reagimin e PD.
Në një dalje për mediat pas dëshmisë në Prokurori, Berisha hodhi akuza të forta ndaj Lulzim Bashës. Ai u shpreh se më 8 janar brenda selisë ndodheshin njerëz të armatosur, po ashtu dhe persona që kanë qenë mercenarë në Siri./Opinion.al