Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Efektivët i nxjerrin shpatullën qytetarit në Pogradec dhe i kërkojnë të mos flasë

2022/01/12 at 10:03 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Efektivët i nxjerrin shpatullën qytetarit në Pogradec dhe i kërkojnë të mos flasë

Një qytetar nga Pogradeci ka denoncuar në emisionin “Stop” në “Tv Klan” dhunën e ushtruar ndaj tij nga disa punonjës të policisë.


Qytetari Elton Muço thotë për mikrofonin e Stop se ka qenë në një festë të organizuar nga Bashkia e Pogradecit në ambient publik, kur disa punonjës policie pasi e vëzhgojnë disa herë, i kërkojnë që të shkojë me ta dhe të futet në furgonin e policisë.

Mirëpo aty nisi edhe dhuna ndaj tij. Policët i shkaktuan fraktura të rënda, ndërsa në pasi e shoqëruan në komisariat i nxorrën edhe shpatullën pasi i përplasën derën.

Elton Muço thotë se i njeh disa prej policëve që e dhunuan.

“Në datë 3 Tetor në festën e verës këtu në Pogradec ka qenë një moment që siç mblidhen të gjithë me organizimin e bashkisë për festën që bëhet çdo vit, ka ardhur në një moment duke konsumuar diçka që kemi porositur për të pirë, ka kaluar polici mbrapa meje dhe më ka tërhequr vëmendjen një kushëriri im. Në një moment është afruar patrulla policore afër meje dhe më kanë tërhequr të shkoj pak me ta. Në moment që kam ecur drejt furgonit, ju kam thënë zotëri nuk hipi në furgon, më thuaj një arsye.

Nga ai moment kur i kam thënë më thuaj arsyen, janë kthyer me fjalë banale dhe njëri nga policët më ka goditur, pastaj më kanë goditur komplet. Njërin e njoha direkt, Kejsit Balliun edhe Emrat Dervishin, edhe gjatë rrugës, në momentin që hipi në furgon, polici përdorte fjalë banale.

Kur kam zbritur në degë jam dhunuar po në të njëjtën kohë deri sa jam shoqëruar te dhoma dhe në një moment nga dhuna e kryer, për vetëmbrojtje jam munduar që të mbështetem mbrapa derës të shmang dhunën ndaj meje, në atë moment jam goditur me shkelma dhe më kanë përplasur me derën duke më nxjerrë shpatullën. Në moment që kam kërkuar spitalin, dëgjoja policët që thonin aty të vdesësh. Dikush nga këta thoshte aman më ler 5 minuta sa të hyj t’ia shkul dhëmbët”, tregon Elton Muço.

Pasi e dhunuan, Policia e Pogradecit përpiloi dokumentacionin ku shkruante se Elton Muço ishte rrëzuar nga shkallët dhe për këtë arsye kishte nxjerrë shpatullën. Eltoni nuk pranoi ta firmoste këtë proces-verbal. Por në vend të tij firmosi kushëriri i Eltonit pasi donte vetëm që të nxirrte nga komisariati dhe ta dërgonte në spital. Në këtë rast Policia e Pogradecit ka falsifikuar firmën e Elton Muços në raportin e shërbimit dhe ndalimit.

“Në momentin që kam dalë po mundoheshin të më detyronin të firmosja edhe po më mbanin dorën. Kam dalë, ka firmosur djali i tezes thjesht nga keqardhja që kishte se më ishin nxjerrë damarët e qafës. Firmosi deklaratën që bënin policët gjasme sikur i kam fajet unë dhe rrena. Unë nuk pranova. Ata shkruanin sikur unë isha gjasme i pirë dhe që rashë u pengova tek shkallët. Domethënë çfarë dëshironin ata”.

Kurse kushëriri i Eltonit tregon se gjithçka ndodhi për një keqkuptim.

“Unë jam djali i tezes së Erton Muços. Në festën e verës në Pogradec, ka ndodhur një keqkuptim midis kushëririt tim dhe Policisë së Pogradecit. Në ato momente e kanë shoqëruar për komisariat. Më pas kam vajtur unë. E shoh në gjendje tepër të rënduar, psikologjikisht, fizikisht. Ishte ushtruar dhunë ndaj tij dhe kam qënë i detyruar të firmos për ta çuar tek Spitali i Pogradecit. Arsyeja dihet, sepse ai nuk ishte më në gjendje të qëndronte atje dhe dua, që të vihet drejtësia në vend për atë”.

Mjeku ligjor i ka klasifikuar dëmtimet e Eltonit si të rënda dhe ka lëshuar raportin 9-ditor. Elton Muco tregon gjithashtu se ka pasur ndërhyrje për ta mbyllur këtë çështje dhe i janë ofruar edhe para për të mbyllur gojën. Ndërhyrja është bërë nga punonjës të tjerë të Policisë së Pogradecit, të cilët Eltoni i njeh.

“Më kanë ardhur shumë miq, më kanë ofruar si ta mbyllim këtë muhabetin. Polica janë edhe miqtë, që i kanë dërguar miqtë e tyre të brendshëm dhe më kanë ardhur në shtëpi dhe më kanë thënë po qe se mendohesh mirë na merr në telefon e na thuaj sa do dhe ta mbyllim këtë çështje. Normale që s’do pranoj, nesër-pasnesër mund t’i ndodhë dikujt tjetër”.

Emisioni “Stop” ka siguruar një regjistrim mes punonjësit të policisë Guxim Hamzallari dhe Eltonit, ku polici kërkon që ky incident të konsiderohet i mbyllur.

Erton Muça- Ty ç’a të thanë?

Polici, Guxim Hamzallari- Ata çunat thanë: mirë është, mos të merremi me ato, kjo është ideja, unë hyra në mes, që ti të mos kesh probleme, e ato mos të kenë probleme. Më kupto situatën! Ça mendje ke ti Erton, më thuaj mua, që mos të lozim, mos të luajmë me lojra fjalësh koti?

Erton Muça- Ju kemi shtet juve, ju duhet të na mbroni ne, jo të na rrihni!

Polici, Guxim Hamzallari– Logjika është kështu siç thua ti më, unë jam 100%.

Erton Muça– Se po ta zësh nga një anë, ti thua kështu…

Polici, Guxim Hamzallari– Jam 100% me ty.

Erton Muça- Po pra!

Polici, Guxim Hamzallari– Jo 100, po 1000% me ty.

Erton Muça– Unë, po qe ashtu..

Polici, Guxim Hamzallari- Ajo iku, u harrua, këshilla ime kjo është: takohemi me ata çunat, t’i themi të të japim një kafe, një drekë, si t’ia marri mendja atyre, që dhe unë mos të ngatërrohem fare! Mua mos më keqkupto, sepse..

Erton Muça- Kjo është për një vetë, pse t’i ndodhi atij? Më kupton?

Polici, Guxim Hamzallari– E marr vesh.

Erton Muça- Vëre veten në atë situatë!

Polici, Guxim Hamzallari- Jam 100% me ty. Iku tani, u harrua.

Çështja shkoi edhe në Prokurorinë e Pogradecit për shkak të kallzimit që bëri Eltoni në SHÇBA në Korçë. Por prokurori i çështjes, Gazment Frengu, pa hetuar vendosi mosfillimin e procedimit penal për këtë ngjarje./tvklan.al

Etiketa: denoncon policineqytetari ne pogradec


Ju sugjerojmë

Takimi i Trump dhe Putin, ja mesazhi i Zelensky-t
Bota

Takimi i Trump dhe Putin, ja mesazhi i Zelensky-t

15 Gusht, 2025 10:53 pm
Nga kush u shoqërua Trump dhe Putin në takimin në Alaskë?
Bota

Nga kush u shoqërua Trump dhe Putin në takimin në Alaskë?

15 Gusht, 2025 10:41 pm
Kosovë: Prokuroria Speciale padi për dëbimin e shqiptarëve
Rajoni

Kosovë: Prokuroria Speciale padi për dëbimin e shqiptarëve

15 Gusht, 2025 10:23 pm
Samiti i Alaskës, Trump dhe Putin fotografohen pranë njëri-tjetrit
Bota

Samiti i Alaskës, Trump dhe Putin fotografohen pranë njëri-tjetrit

15 Gusht, 2025 10:06 pm
“A do të pranoni një armëpushim?”, Putin hesht para pyetjes së gazetarëve
Bota

“A do të pranoni një armëpushim?”, Putin hesht para pyetjes së gazetarëve

15 Gusht, 2025 9:55 pm
Kosova furnizohet me autoblinda nga SHBA-të
Rajoni

Kosova furnizohet me autoblinda nga SHBA-të

15 Gusht, 2025 9:42 pm
Donald Trump e Vladimir Putin takohen në Anchorage
Bota

Donald Trump e Vladimir Putin takohen në Anchorage

15 Gusht, 2025 9:21 pm
Presidenti rus Vladimir Putin mbërrin në Alaska
Bota

Presidenti rus Vladimir Putin mbërrin në Alaska

15 Gusht, 2025 9:08 pm
Mbërrin në Alaska presidenti amerikan, Donald Trump
Bota

Mbërrin në Alaska presidenti amerikan, Donald Trump

15 Gusht, 2025 8:48 pm
Trump flet para takimit me Putin: Nuk do të jem i lumtur nëse s’ka armëpushim
Bota

Trump flet para takimit me Putin: Nuk do të jem i lumtur nëse s’ka armëpushim

15 Gusht, 2025 8:31 pm
Para
Rama u foli demokratëve, Luarasi: I tepruar, provokativ

Rama u foli demokratëve, Luarasi: I tepruar, provokativ

Profesori francez rrëfen Shqipërinë e viteve ’80: Me përgjues në apartament

Profesori francez rrëfen Shqipërinë e viteve ’80: Me përgjues në apartament

Horoskopi, 6 dhjetor 2019

Horoskopi, 13 janar 2022
















TE FUNDIT

Takimi i Trump dhe Putin, ja mesazhi i Zelensky-t

Takimi i Trump dhe Putin, ja mesazhi i Zelensky-t
15 Gusht, 2025

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se kërkesa “numër një” e Ukrainës në samitin e Alaskës është që Rusia të bjerë dakord...

Lexo më shumë

Nga kush u shoqërua Trump dhe Putin në takimin në Alaskë?

Nga kush u shoqërua Trump dhe Putin në takimin në Alaskë?
15 Gusht, 2025

Në takimin midis Presidentit amerikan Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin , i cili fillimisht ishte menduar të ishte...

Lexo më shumë

Kosovë: Prokuroria Speciale padi për dëbimin e shqiptarëve

Kosovë: Prokuroria Speciale padi për dëbimin e shqiptarëve
15 Gusht, 2025

Prokuroria Speciale e Kosovës dorëzoi në Gjykatën e Prishtinës një aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me...

Lexo më shumë

Samiti i Alaskës, Trump dhe Putin fotografohen pranë njëri-tjetrit

Samiti i Alaskës, Trump dhe Putin fotografohen pranë njëri-tjetrit
15 Gusht, 2025

Këto janë pamjet e para nga takimi në Alaska mes Donald Trump dhe Vladimir Putin. Pasi u takuan në aeroport...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com