Pasi ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar se në truallin e godinës së Partisë Demokratike do të ndërtohen kulla luksoze, ka ardhur edhe reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD Gazmend Bardhi.
Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se asnjë mashtrim i Berishës nuk e mbulo dhunën e 8 janarit ndaj selisë së PD apo kryqin e madh të zi që i është vënë nga SHBA.
“Qesha pa fund me mashtrimin e sotëm të Sali Berisha. Na akuzon ne se po japim godinën e PD për ndërtim!!! Turp e faqja e zezë, deri ku shkon ligësia, mashtrimi dhe sajesat e një njeriu që ka humbur arsyen.
Asnjë mashtrim i Sali Berishës nuk zhbën dot dy të vërteta: dhunën e një organizate kriminale ndaj PD në 8 Janar, dhe konfirmimin e sotëm për vendosmërinë e SHBA për të bashkëpunuar me PD për të ardhmen e Shqipërisë dhe kryqi i madh i zi që i kanë vënë Sali Berishës prej kohësh.
Nga 18 Dhjetori ku demokratët lanë pas të shkuarën dhe zgjodhen të ardhmen, Partia Demokratike ka vetëm një mision: mbrojtjen e interesit publik dhe rikthimin në pushtet të PD, si e vetmja shpresë për të ardhmen e Shqipërisë”-shkruan Bardhi në reagimin e tij./Opinion.al