Avokati mbrojtës i mbështetësve të Lulzim Bashës, Indit Sefa tha para gazetarëve se për 11 personat e ndaluar më 8 janar, si përkrahës të selisë blu, nuk kishte prova.
Ai tha se nuk u gjend asnjë send i kundërligjshëm në cilësinë e provës brenda selisë blu. Sipas Sefës prokuroria ka pohuar se nuk u gjend asnjë send shpërthyes brenda PD-së.
“I lejuam që të bënim kontroll, prokuroria pohoi që nuk u gjend asnjë send shpërthyes në selinë e PD-së. Fikëset e zjarrit janë marrë si provë nga prokuroria. Të gjithë të ndaluarit, jo të arrestuarit që kanë qenë pjesë e mbledhjes së PD-së më 8 janar janë paraqitur vërtetimet që tregojnë funksionet e tyre në PD. Për çdo person të mbrojtur nga ana jonë, ka edhe funksionin përkatës. Për 11 të ndaluarit që ne përfaqësonim nuk kishte asnjë provë, e vetmja akuzë e prokurorisë ishte që kanë gjuajtur me ujë”-tha Sefa.