Kanë dalë nga qelia dy agjentët doganorë Lavdosh Zerba dhe Julian Merhori, ashtu sikurse punonjësin e AKU-t, Bujar Qyrku, të cilët u arrestuan më datë 7 janar, pas hetimeve që po kryhen për rastin e trafikut të 119 kilogramëve kokainë, të sekuestruara në 30 dhjetor në një magazinë në Tiranë.
Mësohet se Gjykata e Tiranës vendosi të lerë në arrest shtëpie dy agjëntët. Kokaina e cila ishte e fshehur në 7 arka bananesh në një kontejner i ardhur nga Ekuadori, nuk u konstatua gjatë kontrolleve në Portin e Durrësit, duke ngritur dyshime për mos ndjekjen e procedurës standarde të kontrollit.