Partia Demokmratike ka reaguar përsëri lidhur me ngjajret e ndodhura në protestën e 8 janarit në selinë blu.
Nëpëermjet një postimi në rrjetet sociale, PD publikon video ku identifikon me emra personat që sipas kësaj partie, janë personat që organizuan dhunë në seli.
Krahas videos, PD shkruan se ish-kryeministri Sali Beridha dhe deputeti Flamur Noka përzgjodhënnjë grup mercenarësh për të goditur demokratët që ndodheshin brenda në seli.
Reagimi i PD
Dhuna kundër PD u organizua dhe planifikua deri në detaje. Sali Berisha madje përzgjodhi një grup mercenarësh të drejtuar nga Flamur Noka për të goditur demokratët që ishin brenda selisë. Sali Berisha dhe banda e tij kriminale bënë gjithçka për të përplasur demokratët më njëri-tjetrin, por dështuan.
Kryesia e PD, Kuvendi Kombëtar, Këshilli Kombëtar dhe mbarë demokratët qëndruan fort për të mos e kthyer partinë në bunkerin e një personi të shpallur non grata për korrupsion madhor nga partneri ynë strategjik.
Demokratët e kanë braktisur platformën e dhunës dhe të bashkuar do të ndërtojnë mbi rrënojat e se shkuarës, një PD moderne dhe europiane si alternativën më të mirë për ta nxjerrë Shqipërinë tonë nga tranzicioni 30 vjeçar.