Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër vendosur të lirojë nga qelia e paraburgimit dy personat e arrestuar për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka.
Mësohet se gjykata ka vendosur të ndryshojnë masën e sigurisë, nga ajo “Arrest me burg” në “Arrest shtëpie”, duke nxjerr nga qelia shtetasin Kristjan Kelmendi dhe atë që dyshohet të jetë bashkëpunëtori i tij, shtetasin Marjan Kola.
Bëhet e ditur se gjykata ka administruar një provë të re, pikërisht një video ku përmes të cilës pretendohet se autori i dyshuar i vrasjes së ish-deputetit dhe bashkëpunëtori i dyshuar ditën e ngjarjes kanë qenë në Kosovë.
Pas kësaj video që është marrë si provë gjykata vendosi t’i lirojë duke lehtësuar masën e sigurisë.
Përveç kësaj videoje, Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër është në pritje edhe të disa provave të tjera të këtyre dy shtetasve që mund të jenë sërish video, por edhe fatura të ndryshme të blerjeve apo prova të tjera që mund të faktojnë se dy të dyshuarit kanë qenë në Kosovë ditën kur u vra ish-deputeti Pashko Ujka.
Kujtojnë se në seancën për masën e sigurisë më 4 dhjetor autori i dyshuar Kristjan Kelmendi dhe Marjan Kola kanë mohuar përpara gjykatës autorësinë e vrasjes duke thënë se ata kanë qenë në Kosovë.
Ish-deputeti Pashko Ujka u vra mbrëmjen e 29 nëntorit të vitit të kaluar teksa po ecte afër shtëpisë së bashku me bashkëshorten e tij. Kristjan Kelmendi u arrestua më 1 dhjetor si autor i dyshuar i vrasjes në momentin kur ai po kthehej nga Kosova drejt Shqipërisë pasi kishte qenë atje për të takuar babain e tij bashkë me Marjan Kolën, shok i babait të 20-vjeçarit.