Gjykata e Fierit ka vendosur sot masën e sigurisë për edukatoren e kopshtit privat, ku humbi jetën fëmija 3-vjeçar.
Mësohet se gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për 30 ditë për edukatoren 27-vjeçare.
Edukatorja Redina Binjaku nuk është paraqitur fizikisht në Gjykatë, por është përfaqësuar nga avokati i saj mbrojtës.
Arrestimi i 27-vjeçares u bë pasi fëmija i mitur humbi jetën në ambientet e kopshtit në kohën që duhet të ishte në mbikëqyrjen dhe kujdesin e edukatores.
Sipas dëshmisë së edukatores 27-vjeçare, 3-vjeçari ka tentuar të marrë çantën dhe i ka ngecur kapuçi i xhupit në varëse e për pasojë është mbytur./Opinion.al