Një 37-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Bledar Delia (Dushkaj) banues në Balldre të Lezhës rezulton i dënuar nga drejtësia italiane me 7 vite burg për akuzat “Organizate kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 37-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan fishekë luftarak, si dhe 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.