jatë deklaratës së tij nga selia e PD, Basha ka falënderuar efektivët e policisë për punën e tyre, por ai tha se ndërhyrja e tyre erdhi 1 orë e 30 minuta me vonesë. Sipas kreut të PD kjo ndodhi pasi drejtuesit e tyre janë nën komandën e shtetit dhe ndërhyrja erdhi pasi reaguan ndërkombëtarët.
“Ngjarja e sotme e ndan me thikë të shkuarën nga e ardhmja. PD nuk do shndërrohet kurrë në bunker të Sali Berishës dhe as në vetëgjyqësi apo skenë krimi. Unë nuk kam kërkuar një ndihmë të policisë. Pse policia reagoi me vonesë pas 1 orë e 30 minuta proteste. Të rikujtosh institucionet për të bërë detyrën e tyre, është një gjë. Institucionet paguhen me taksat e qytetarëve për të bërë punën. E pyetët Belind Këlliçin pse shkoi në polici që denoncoi se i kishin vjedhur kompjuterin. Dhuna është streha e fundit e Sali Berishës. Protesta është prova e bashkëpunimit me Edi Ramën. Të dy bashkë, së bashku me trekëndëshin e Bermudës, duan ta mbajnë Shqipërinë kështu siç është. Pa zgjedhje të lira, me ekonomi të kontrolluar nga disa oligarkë, pa drejtësi. Paratë i thith trekëndëshi i Bermudës. Synimi ynë është për të larguar trekëndëshin e Bermudës. Nuk kam ndërmend të shkel mbi kufoma. Kjo është një prej arsyeve pse demokratët më kanë besuar lidershipin”,–tha Basha.