Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të kundërshtarëve të tij politik, Berishës dhe Bashës, të cilët hodhën akuza ndaj njëri-tjetrit për bashkëpunim me kryeministrin.
Përmes një reagimi në “Tëitter” Rama shkruan se kur dëgjon të fajsojnë njëri tjetrin se kush është shërbëtori im “më vjen t’u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithë zemër: Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!”
“Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët të kujtojnë të dy fjalët e Xhokerit, “Skam asgjë për të humbur. Asgjë s’më dhemb dot më. Tashmë jeta ime është thjesht një komedi”! Sa u shkon ai llafi… Varu teneqet!
Kur shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t’u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithë zemër: Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!”-shkruan Rama./Opinion.al
Kur shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t’u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithëzemërt:Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!
— Edi Rama (@ediramaal) January 8, 2022