Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se në 24 orët e fundit janë kryer 8327 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 1801 qytetarë në këto bashki:
914 në Tiranë, 95 në Durrës, 64 në Elbasan, 59 në Shkodër, Fier, 52 në Vlorë, 45 në Gjirokastër, 43 në Lezhë, 31 në Lushnje, 28 në Sarandë, Korçë, 27 në Mat, 26 në Berat, 24 në Kamëz, 22 në Vorë, Kavajë, 21 në Divjakë, 15 në Kurbin, Pogradec, 10 Peqin, Gramsh, 11 në Patos, Tepelenë, Vau i Dejës, Mallakastër, 9 në Dropull, Kuçovë, në Kukës, Përmet, Librazhd, 7 në Krujë, 6 në Malësi e Madhe, Memaliaj, Dimal, Skrapar, Poliçan, Cërrik, Prrenjas, 5 në Delvinë, Këlcyrë, Kolonjë, 4 në Tropojë, Konispol, 3 në Dibër, Himarë, Devoll, 2 në Shijak, Rrogozhinë, Selenicë, Maliq, 1 në Has, Mirditë, Bulqizë, Klos, Rroskovec, Belsh.
Në të gjithë vendi janë ende 12,283 pacientë aktivë me Covid-19.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 114 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit janë regjistruar katër humbje jete me SARS-COV2 pozitiv. Një qytetar nga Berati 58 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 64-65 vjeç, një qytetar nga Vlora 70 vjeç.
Janë shëruar 303 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202,967 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (08 Janar 2022)
Raste të reja ditore 1,801
Të shëruar në 24 orë 303
Të shtruar në spitale 114
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 8,327
Testime totale 1,524,940
Raste pozitive 218,487
Raste të shëruara 202,967
Raste Aktive 12,283
Humbje jete 3,237
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5,962
Fier 1,111
Durrës 995
Elbasan 856
Shkodër 762
Vlorë 765
Berat 425
Gjirokastër 460
Lezhë 365
Korçë 310
Dibër 172
Kukës 100