Pak orë para protestës së njoftuar nga ish-kryeministri, Sali Berisha pamjet e mëposhtme tregojnë se çfarë po ndodh para selisë së PD.
Sikurse shfaqet në video, oborri i selisë blu është mbushur me makina të parkuara. Duket se kjo është strategjia që po përdor Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij për të penguar grumbullimin e protestuesve.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur sot një protestë në orën 12:00, pasi kërkon që Lulzim Basha të lirojë selinë e PD pas Referendumit të 18 Dhjetorit që votoi për shkarkimin e tij si kryetar i PD-së.
Ndërkohë dita e sotme për Lulzim Bashën do të jetë një ditë e zakonshme pune. Që në orët e para të mëngjesit ai ka shkuar në seli ku pritet të zhvillojë një takim me kryetarët e degëve dhe më pas do mbledhë kryesinë e partisë./Opinion.al