Policia e Vlorës ka dhënë detaje të reja lidhur me atentatin e mbrëmjes së djeshme ndaj 36-vjeçarit Diego Hanajt.
Bëhet me dije se në fshatin “Trevëllazër” Vlorë , në një rrugë dytësore është gjetur i djegur një automjet i markës “Audi Q7”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes.
“Në vijim të informacionit paraprak për ngjarjen e ndodhur tek lagjja “Pavarësia”, ku u plagos me armë zjarri në dorë shtetasi Diego Hanaj, policia bën me dije se nga shërbimet policore, në fshatin “Trevëllazër” Vlorë , në një rrugë dytësore është gjetur i djegur një automjet i markës “Audi Q7”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes”, thuhrt ne njoftimin e policisë.
36-vjeçari Diego Hanaj u plagos ditën e djeshme në hyrje të pallatit ku banonte. Ai u qëllua disa herë nga një automjet në lëvizje.
I riu u dërgua në Spitalin Rajonal të Vlorës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.