Një ditë para mbarimit të afatit që Komisioni i Rithemelimit i ka lënë kryedemokratit Lulzim Basha për t’u larguar nga selia, të dyja palët kanë replikuar me akuza ndaj njëra-tjetrës.
Komisioni i Rithemelimit të PD, nëpërmjet një deklarate për mediat thotë se për herë të parë një kryetar partia tenton të zëvendësojë Kuvendin Kombëtar dhe anëtarësinë me “hekura, brava dhe vula”.
Sipas këtij Komisioni, Basha e ka çuar PD vetëm në humbje përmes pazareve që ka bërë me socialistët, teksa paralajmëron se kjo gjë do të marrë fund më 8 janar, datë në të cilën është përcaktuar mbajtja e protestës para selisë blu.
Reagimi
Hera e pare ne historine e demokracise kur dikush kerkon te zevendesoje kuvendin, anetaresine dhe partine me hekura, brava, shula dhe vula! Deputeti Lulzim Brava eshte sinonim i humbjes seriale dhe pazareve! Ai eshte shembelltyra e nje opozite te kapur peng. Kjo do marre fund ne date 8 Janar!/ Opinion.al